ART MOTION




ART MOTION
Artmotion SH.P.K. është një kompani kosovare që shërben internetin dhe televizionin kabllor. E themeluar në vitin 2004, nga viti 2008 ka filluar me ofrimin e shërbimeve të internetit në Kosovë, kurse nga viti 2011 ofron edhe shërbime të televizionit kabllor. Artmotion ka një ndër rrjetet më të avancuara në Kosovë, dhe ofron shërbime të internetit përmes fibrit optik, rrjetit koaksial dhe rrjetit mikrovalor në të gjithë territorin e Kosovës.
Është një nga katër operatorët e licensuar për nyje ndërkombëtare KOS-IX. Artmotion është i licensuar nga ARKEP dhe KPM për ofrimin e shërbimeve të internetit, televizionit kabllor dhe IPTV.
Artmotion në vitin 2018 ka filluar me operimin e platformës televizive vetanake (deri më tani posedon 16 kanale televizive vetanake) dhe dalëngadal po nis dominimin në tregun kosovar përshkak të programacionit sportiv, argëtues dhe poa shtu lidhjeve të ngushta me televizionin Klan Kosova dhe inkuadrimit e kanaleve sportive të Arena Sport.
KATI: 0