CIOCCOLAT ITALIANI

CIOCCOLAT ITALIANI
Cioccolatitaliani është brend i njohur me renome botërore. Arti i përzierjes së çokollatës me akullore, ëmbëlsirë dhe kafe e ka bërë këtë vend të dëshirueshëm dhe të parezistueshëm për të gjithë vizitorët. I themeluar në vitin 2009, nga familja Ferrieri, sot Cioccolatitalani ka arritur t’i ketë 37 restorante në vende të ndryshme të botës. Revista më e njohur Forbes, e ka përzgjedhur këtë vend si një ndër 100 bizneset më të mira në botë.
Cioccolatitaliani mund të definohet më së miri me termin “Chocology” (Çokologji) ku kakaoja më e mirë luan rolin e progatonistit, “Fino de Aroma” e cila është bazë e të gjitha produkteve të Cioccolatitaliani. Emri “Fino de Aroma” vjen nga klasifikimi i Organizatës Ndërkombëtare (Icco) dhe konsiderohet kakaoja më e mirë në botë. Vend ideal për pasionatët e vërtetë të çokollatës dhe atyre që dëshirojnë t’i japin nuancë të lezetshme momenteve të tyre.
KATI: 0