RAIFFEISEN BANK

RAIFFEISEN BANK
Banka Raiffeisen në Kosovë është degë e Raiffeisen Bank International AG (RBI). RBI ka hyrë në Kosovë në fund të vitit 2002, duke blerë pjesën më të madhe të aksioneve të Bankës Amerikane të Kosovës.
Në qershor të vitit 2003, banka u riemërtua si Banka Raiffeisen në Kosovë. RBI ofron shërbime dhe produkte bankare dhe investuese për kompanitë austriake dhe ndërkombëtare, duke operuar me një rrjet të gjerë njësish bankare dhe leasing në Europën Qendrore dhe Lindore për korporata dhe retail. Përveç kësaj, Grupi Raiffeisen përbëhet nga shumë kompani të shërbimeve financiare, përfshirë leasingun, menaxhimin e aseteve, blerjet dhe shkrirjet.
Banka Raiffeisen ofron një gamë të gjerë shërbimesh dhe produkte bankare për individë, ndërmarrje të vogla dhe të mesme, si dhe për korporata. Që nga fillimi i operacioneve në Kosovë, banka ka qenë shumë e suksesshme në mbështetje të zhvillimit të të gjitha segmenteve, duke ofruar produkte të ndryshme, përfshirë kreditë dhe depozitat.
KATI: 0