Rreth Nesh

Adresa:

Rr. Tirana, Prizren 20000

Orari i punës:

10:00 – 22:00

Kontakti:

+383 (0) 45 108 999

Me lokacion në qytetin e bukur të Prizrenit, Abi Çarshia, ka arritur ta fitojë zemrën e të gjithëve, duke u bërë pikëreferimi për çaste lumturie dhe duke u kujdesur për nevojat e jetës së përditshme urbane. Me hapësirë të jashtëzakonshme dhe pamje të mahnitshme, ky vend është zgjedhje ideale për t’i plotësuar pritshmëritë e të gjithëve.

E njohur ndryshe edhe si “vendi i lumturisë”, kjo qendër tregtare i reprezenton kërkesat e të gjitha grupmoshave, me 800 hapësira parkingu, mbi 35.000 metra katrorë si dhe me më shumë se 80 brende. Abi Çarshia sjell modën më të fundit në veshje, aksesorë, këpucë, ushqime të përsosura të testuara nga gastronomë me renome, aktivitete të ndryshme me kënd të lodrave për fëmijë dhe të rritur, kafiteri të ndryshme, kozmetikë si dhe tekstil shtëpiak.

Kjo qendër po ashtu, merr pamje të ndryshme duke iu përshtatur secilës festë dhe secilës stinë. E krijuar duke i menduar të gjitha detajet, Abi Çarshia ofron hapësira të shumta për foto të paharrueshme, për çifte e familjarë. Gjatë 365 ditëve të vitit, Abi Çarshia realizon befasi të ndryshme dhe momente të paharruara. Dëshirat në një vend!